“Vuçiç nuk dallon asgjë nga Putini, as në karakter e as në qëllime”

“Vuçiç nuk dallon asgjë nga Putini, as në karakter e as në qëllime”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për situatën e krijuar në mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ajo se Serbia ka qenë tejet e qartë se qëndron me Rusinë, dhe propagandën ruse në këtë krizë, sepse sipas saj ata agresionin dhe as sulmin rus në Ukrainë nuk e kanë dënuar.

“As sanksioneve nuk i janë bashkuar”, deklaroi Osmani në një intervistë dhënë për transmetuesin publik turk, TRT.

“Dhe, besoj që kushdo që dëshiron të mashtrojë veten se Serbia do të zgjedhë rrugën pro-evropiane vetëm se po ia bën qejfin Vuçiçit, i cili, qoftë përnga qëllimet, ose qoftë për nga karakteri është i njëjtë me Putinin”.

Tutje, Osmani shtoi se Rusia dhe Serbia po i bashkojnë forcat për të destabilizuar pjesën tonë të botës dhe Ballkanin Perëndimor gjithashtu, tha ajo.

Presidentja tha se retorika e tyre kinse Serbia është pro-evropiane, është mashtrim.

Ndër të tjera, ajo përmendi zgjerimin dhe bashkëpunimin ushtarak për vite me rradhë të Serbisë dhe Rusisë.

“Kriza në Ukrainë, është dëshmia më e madhe ndaj kësaj. Aty ku e gjithë bota është bashkuar për të dënuar agresionin rus, dhe vendosjen e sanksioneve, gjë që edhe Kosova gjithashtu e ka bërë, e vetmja është Serbia ajo që ka zgjedhur të qëndrojë në krah të Rusisë dhe agresionit të saj”.

“Dhe, në këtë mënyrë, tregojnë se edhe ata kanë për qëllim të bëjnë po të njëjtën gjë në Ballkanin Perëndimor”, vazhdoi Osmani.

Sipas Osmanit, vizioni i Presidentit të Serbosë, është vizion “shkatërrimi”, dhe kjo që “prej kohës kur ka qenë ministër i propagandës së Sllobodan Millosheviçit”.

Ndonëse që nga ajo kohë ndodh që t’i ketë ndryshuar retorika, konsideron Presidentja e Kosovës, “qëllimet e tij afatgjate nuk kanë ndryshuar”.

“Ai ka synime terrritoriale ndaj Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, ai dëshiron të shkatërrojë Malin e Zi si vend i pavarur dhe sovran. Për këtë arsye, unë besoj edhe se ai ka qenë zëshëm i qartë se çilat janë qëllimet e tij”.

“Në rastin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ai Dodikun e përdor si proxy, që t’ia shtyjë përpara qëllimet e tij shkatërruese ndaj unitetit të BeH-së”, u përgjigj ajo.

Osmani tha se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme dhe urgjente se tani që Kosova të anëtarësohet në NATO. /Gazeta Enigma/.

Related Articles