Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk pret asgjë nga bisedimet në Bruksel dhe nga dialogu me Kosovën.
Duke pasur parasysh entuziazmin e liderëve shqiptarë, nuk mund të presësh shumë.
Mendoj se mesazhi i BE-së është i rëndësishëm, në përgjithësi, mendoj se është një mesazh i rëndësishëm sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe”, tha ai.
I pyetur për deklaratën e Albin Kurtit, ai tha se problemi nuk është në akt juridik, por në fakte.
“Për dallim prej tyre, unë nuk dua të marr pjesë në sulme ndaj shqiptarëve çdo ditë për të rritur numrin e votave në Serbinë qendrore”, tha Vuçiq.
Ai e vlerësoi thirrjen e BE-së për respektimin e marrëveshjes si një mesazh të mirë, racional dhe të arsyeshëm.
Megjithatë, ai vëren se mungon një veprim konkret.
“Ky është një mesazh i rëndësishëm, veçanërisht me rastin e formimit të KPK-së”, tha ai.
I pyetur për deklaratat e Albin Kurtit se duhet të ketë njohje reciproke, Vuçiq ka shpjeguar se ligji ndjek faktet dhe jo aktet. “Problemi nuk është në një akt juridik, por në fakte që Kurti nuk i kupton. Ndryshe nga ata, unë nuk dua të marr pjesë çdo ditë në sulme ndaj shqiptarëve për të rritur numrin e votave në Serbinë qendrore. Nuk më intereson diçka e tillë”, përfundoi Vuçiq. /Gazeta “Enigma”/