Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e pandemisë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Qeveria është “pa ide, pa eksperiencë , e paaftë dhe e papërgjegjshme, me fjalë shumë e aspak punë.
“Keqmenaxhimi i kësaj Qeverie vazhdon të thyej rekorde të zeza në vazhdimësi. Mbi 100 qytetarë të vdekur për vetëm 4 ditë. Vetëm sot 22 prej tyre ndërruan jetë, gjersa kemi 27.404 raste aktive me COVID-19”, ka shkruar tutje Zemaj.
Postimi i plotë:
Ndërkaq, ministri Arben Vitia, sot në konferencë për media, njoftoi gjithashtu se për shkak të situatës së rënduar pandemike, vaksinimi do t’iu mundësohet qytetarëve edhe në fundjavë.
“Vaksinimi do të vazhdojë, por jo vetëm kaq. Ai do të rritet. Kjo pasi qytetarët, nga fundjava e ardhshme, jo nga kjo, por ajo e ardhshmja, do të mund të vaksinohen edhe të shtuneve e të dielave”, ka deklaruar Vitia.