Republika e Kosovës mbajti zgjedhjet e rregullta parlamentare, më 9 shkurt, shkruan Gazeta Enigma.
Zgjedhjet shkuan në mënyrë të rregullt, me publikimin e rezultateve që acaroi pak masën, shkaku i vonesave dhe rënies së uebsajtit.
Megjithatë, mëngjesin e 10 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi një pasqyrë të asaj se si janë renditur partitë, sipas rezultateve preliminare.
E tash që numërimi po shkon drejt fundit, Lëvzizja Vetëvendosje po prin bindshëm me 40.89% ose 339,350 votues. E dyta, por pothuajse përgjysmë më pak, pason Partia Demokratike, me 22.15% ose 184,087 votues. Për befasi, Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i shkoi plani siç duhet, pasi mori veç 17.59% të votave ose 146,241 votues. E fundit nga partitë që kaluan pragunështë koalicioni i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës me Nismën Socialdemokrate, të ciltë grumbulluan 7.47 % të votave ose 62,066 votues.
Votat nga diaspora dhe ato me kusht ende nuk janë numëruar.
Kush ra e kush u ngrit?
Lëvizja Vetëvendosje pati rënien më të madhe në këto zgjedhje, pasi 50.28 përqind sa i arriti në zgjedhjet e kaluara, e që ishte një fitore historike, tash ka ra për rreth 10 përqind më pak ose thënë ndryshe, rreth 100 mijë votues më pak.
Ndërkohë, Partia Demokratike u ngrit për rreth 5 përqind, pasi nga 17.01 përqind sa i pati më 2021, tash i ka 22.04%.
Edhe Lidhja Demokratike pati ngrite, por jo në mënyrë të kënaqshme. Nga 12.73% sa ishte më 2021, kësaj radhe LDK-ja arriti 17.59% të votave.
E fundit, AAK-Nisma, patën një ngritje më ta vogël. 7.64% në 2021 e 9.64% në 2023.
Por kush e humbi betejën?
Njohësi i çështjeve politike, Xhavit Drenori, thotë për Gazetën Enigma se ka dallim mes asaj se kush ra ose u ngrit në vota dhe kush humbi dhe kush fitojë.
“Sepse këto dy terme, në këto zgjedhje janë për t’u dalluar. Vota e 2021 nuk krahasohet me votën e 2025, sepse në 2021 e kemi pasur një votë ndëshkuese masive dhe aty kuptohet që subjekti që përfitoi nga ajo situatëështë Vetëvendosja”, thotë Drenori për Gazetën Enigma.
Sipas tij, partitë që kanë fituar më së shumti në këto zgjedhje janë LVV, PDK dhe LDK. E para pasi ruajti shumicën e elektoratit, ndërsa e dyta dhe e treta u ngritën në numrin e votuesve.
Si humbëse, Drenori e sheh koalicionin AAK-Nisma.
“Për rënie, vërhet që ka Lëvizja Vetëvendosje dhe ndoshta pak Aleanca, ndërsa ngritje kanë Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike. Mirëpo, kur jemi tek humbësi dhe fituese, mendoj se vetëm Aleanca mund të jetë humbëse, e cila bashkë me Nismën kanë marrë pak vota. Vetëvendsojeështë fituese, sepse e ka ruajt elektoratin, e ka ruajtur një substancë të madhe prej saj. Mbi 40 përqindështë jashtëzakonisht arritje e mirë. Mirëpo, edhe partia e dytë dhe e tretë e kanë rritur votën. Prandaj fituese janë këto tri parti, ndërsa humbëse e vogël mund të jetë koalicioni AAK-Nisma”, deklaroi Drenori.
Megjithatë, analisti thotë se rritje më e madheështë pritur nga LDK-ja.
“Pasiështë menduar se në atë kohë një pjesë e elektrotatit ka shkuar në LVV me Vjosa Osmanin. Në këtë aspekt,është pak e çuditshme se si LDK nuk ka arritur ta kthejë rezultatin”.
Si mbetet puna me koalicionet?
Xhavit Drenori i sheh tri skenare në atë se si mund të formohet Qeveria e re:
Skenari i parë: “Më i mundshëmështë që LVV do provojë të bëjë Qeverinë vetëm me pakicat joserbe. Unë besoj se kjo do të arrihet”.
Skenari i dytë: “LVV të provojë ta afrojë Partinë Demokratike ose eventualisht AAK-në. Ky skenarështë më i vështirë për t’u realizuar”.
Skenari i tretë: “Lëvizja vetëvendosje të shkojë në opozitë”.
Kush fitoi e kush humbi në komuna?
Është e sigurtë të thuhet se LDK humbi në nivele komunale, pasi kjo parti nuk doli e para në asnjë komunë, përfshirë bastionet e saj.
Lëvizja Vetëvendosje ndërkohë ka prirë edhe në shumicën e komunave, madje në disa prej tyre me mbi 50 përiqind, siç janë Mitrovica e Jugut, Peja, Ferizaji, Gjilani, Kamenica, Kaçaniku dhe Vushtrria.
Në komunat ku LVV doli e para, por jo me mbi 50 përqind, janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Vitia, Istogu, Obiliqi, Fushë Kosova, Rahoveci, Suhareka, Shtime, Lipjan, Dragash.
Partia Demokratike fitoi bindshëm në Skenderaj, Drenas e Klinë.
Në Deçan, Junik e Malishevë, kryesoi koalicioni AAK-Nisma. /GAZETA ENIGMA