Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një person në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes raportit 24 orësh, Policia bën të ditur se rastin e ka lajmëruar babai i djalit, i cili është zhdukur nga 18 korriku.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Fitush Kukaj, Prishtinë 18.07.2021 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djali i tij, në kohen e lartshënuar ka dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.