Të shtunën në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Nacionale në Zubin Potok, ku si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën një person, ndërsa u lënduan tre tjerë të cilët u dërguan për tretman në Spitalin e Mitrovicës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se vozitësi nga pakujdesia ka goditur dy vetura tjera të parkuara, teksa si pasojë e aksidentit ai ka mbetur i vdekur, ndërsa tre pasagjerë tjerë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore, thuhet në raport.
“Vozitësit mashkull kosovar me veturë, nga pa kujdesia ka goditur dy vetura të tjera të parkuar. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka vdekur, ndërsa tre pasagjerët e tij meshkuj kosovarë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”/Gazeta Enigma/