Vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për të ndaluar përkohësisht ndihmën e huaj për 90 ditë pritet të ndikojë në rreth 17 projekte të financuara nga USAID në Kosovë.
Këto projekte luajnë një rol kyç në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë institucionet publike, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile.
Disa nga këto programe kanë nisur që para pandemisë dhe kryesisht zbatohen nga kompani amerikane, ndërsa një pjesë më e vogël realizohet nga organizata vendore. Përfituesit kryesorë të fondeve të USAID-it në Kosovë përfshijnë: institucione publike si komunat, ministritë, agjencitë e pavarura, universitetet, gjykatat, e po ashtu mediat, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile
Pezullimi i financimit mund të krijojë sfida për vazhdimin e projekteve, sidomos në fusha të rëndësishme si sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe mbështetja për institucionet demokratike.
Deri më tani, nuk ka një afat të saktë se kur ndihma mund të rifillojë pas përfundimit të periudhës 90-ditore të pezullimit.