Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, e ka fituar bindshëm miqësoren ndaj Kuvajtit.
Të premten mbrëma në Podgoricë, Kosova triumfoi me rezultatin 36:26.
Hendbollistët e Kosovës kanë dominuar plotësisht gjatë tërë ndeshjes dhe fitorja nuk është vënë në dyshim për asnjë moment.
Në pjesën e parë, Kosova shkoi në epërsi prej gjashtë golave (18:12). Përkundër mungesave të shumta në ekip, Kosova ka treguar nivel të lartë të lojës.
Në këtë ndeshje ka debutuar hendbollistët si Mursel Mehmeti, Shaban Zogaj, Agon Bajqinovci, Sali Maxhera, Festim Mustafa, Matej Taçi, Elvir Muça e Florian Rexha./Gazeta “Enigma”/