Ka nisur protesta përballë KEDS-it e paralajmëruar ditë më par, raporton Gazeta Enigma.
Kjo protestë po mbahet nga pakënaqësitë e reduktimeve të energjisë elektrike.
Nëpërmjet kësaj proteste, organizatorët po kërkojnë energji elektrike 24 orë në shtatë ditë të javës dhe po ashtu shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ajo që vërehet është se deri më tani, në protestë po marrin pjesë një numër i vogël i qytetarëve, të cilët në duar mbanin pankartën “KEDS t’i kthehet Kosovës”.
Ndryshe, kryeministri Kurti ka njoftuar se reduktimet e energjisë elektrike janë hequr, derisa ka theksuar se Kosova është dashur të mendoj më herët që të mos përfundoj në këtë gjendje.
“Në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë? Shumë më herët, Kosova është dashur të mendojë më shumë e më mirë, që të mos përfundojë në këtë gjendje të keqe”, ka shkruar ai.
Ndërsa, në anën tjetër edhe nga KEDS-i për Gazetën “Enigma” e kanë konfirmuar se nuk do të ketë më reduktime të energjisë elektrike./Gazeta Enigma/.