Policia me një tjetër aksion – Kontrollon 57 qendra masazhi në Kosovë, ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të madh nëpër qendra të masazhit, ku ka arrestuar 6 persona të dyshuar për përfshierje në prostitucion.

Policia ka inspektuar 57 qendra të masazhit dhe janë inicuar dy raste për përfshierje në veprat penale “mundësim apo detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion.

Gjashtë persona janë arrestuar në këtë aksion, 2 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

Nga inspektorët janë mbyllur 14 lokale dhe janë shqiptuar gjoba për parregullësitë.

“Gjatë realizimit të operacionit policor janë legjitimuar 107 (njëqind e shtatë) persona (96 femra, dy të mitura dhe 11 meshkuj). Nga personat e legjitimuar, me shtetësi të huaj janë hasur 19 (nëntëmbëdhjetë) nga Shqipëria, 4 (katër) nga Tajlanda dhe 1 (një) nga Rumania. Shtetaset e huaja në mungese të paraqitjes së lejes së qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe Huaj e PK-së”.

Related Articles