Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Sipas IHMK-së do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit.
Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve , derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet21-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.