Kurti: Unë në bisedime me Serbinë, greva nisi në Kosovë, po përdoret si armë ndaj meje

Kurti: Unë në bisedime me Serbinë, greva nisi në Kosovë, po përdoret si armë ndaj meje

Kryeministri Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se “greva është shpallur ditën që jam nis në Bruksel”.

“Unë të nesërmen isha në negociata me presidentin serb. Pra ishte një kryeministër që po negocionte me fqinjin tonë verior dhe dashakeq”, deklaroi Kurti.

Ndër të tjera ai grevën e sheh si armë kundër tij.

“Greva po përdorët si armë kundër kryeministrit”, shtoi ai.

Sipas tij, viktimat e grevës janë nxënësit dhe arsimi.

“Tash ka përpjekje për vetë viktimizim”, tha Kurti.

“Unë jam i interesuar t’i forcojë sindikatat, ka ekzistuar oferta për BSPK-në, por jemi refuzuar. Na thanë që po e konsultojmë anëtarësinë, por pasi dolën thanë greva vazhdon”, u shpreh Kurti.

“Ky nuk është dialog social, prandaj jemi në këtë krizë. Nuk ka munguar as komunikimi as dialogu, por sinqeriteti”, tha ndër të tjera.

Related Articles