Lajçak: Pranimi i popozimit të BE-së do të parandalonte Rusinë të përzihet në Ballkan

Lajçak: Pranimi i popozimit të BE-së do të parandalonte Rusinë të përzihet në Ballkan

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka deklaruar se pranimi i propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të zvogëlonte hapësirën që Rusia të ndërhyjë në ngjarjet në rajon dhe të krijonte kaos, raporton gazeta serbe “Danas”.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, stabilizimi i Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë për BE-në, ka thënë Lajçak gjatë konferencës online “Evropa dhe Rusia në Frontin Ballkanik”, organizuar nga Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare.

Lajçak ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë problem kyç për të gjithë rajonin, i cili bllokon normalizimin e Ballkanit Perëndimor dhe lirinë e lëvizjes.

Pranimi i marrëveshjes do të përfaqësonte një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin, ka thënë Lajçak.

Duke thënë se kryeministri serb Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq janë pajtuar se nuk ka nevojë për bisedime të reja për tekstin e marrëveshjes, Lajçak tha se tani duhet të përcaktohet rendi i hapave të ardhshëm, afatet dhe kush çka duhet të bëjë.

“Kemi formuar anekse lidhur me zbatimin e marrëveshjes. Pas bisedimeve të mia në Prishtinë dhe Beograd, është duke u përgatitur një version i ri i aneksit, i cili do të diskutohet në Ohër të shtunën”, ka thënë Lajçak.

Related Articles