Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me Sir Stuart Peach, emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën në rajon.
Bisedën me Peachin, Vuçiqi e njoftoi në Instagram, ku tha se e ka falënderuar të njëjtin “për mirëkuptimin e qëndrimit tonë, si dhe për vlerësimin objektiv të situatës së re”.
“…theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po pengojnë rrjedhën e mëtejshme të bisedimeve, por se Serbia mbetet e vendosur në politikën e saj të ruajtjes së paqes dhe stabiliteti në rajon pavarësisht provokimeve”.
Vuçiqi ka takuar dje edhe emisarët e BE-së dhe të ShBA-së, Lajçak e Escobar.