Një person në Prishtinë është therur me thikë, me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi që është therur ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.