Të hënën, në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, një automjet e ka goditur një këmbësore, e cila ka pësuar lëndime trupore.
Sipas Sinjalit, bëhet fjalë për një grua 38-vjeçare, e cila si pasojë e përplasjes nga automjeti u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Trafikut, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.