Janë publikuar gjetjet kryesore të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian.
Ndër të tjera, në të është folur edhe për çështjen e sanksioneve të vëna ndaj Kosovës nga ana e BE-së.
Aty thuhet se masat janë të përkohshme, por të kthyeshme.
Gjithashtu, nënvizohet se heqja e masave varet nga veprimet e Kosovës, e cila ka ndërmarrë hapa në drejtim të duhur, mirëpo që mbetet ende për t’u bërë.
“Për shkak të mungesës së hapave vendimtarë për të de-përshkallëzuar, dhe në përputhje me deklaratën e 3 qershorit, BE-ja po zbaton një sërë masash përballë Kosovës, të cilat gjithashtu ndikojnë në mbështetjen financiare. Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme, në varësi të hapave të ndërmarra për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Kosova ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur, por mbetet ende për të bërë”, thuhet në një prej pikave kryesore të Raportit të Progresit.