Escobar në Kosovë për çështjen e dinarit, a po anashkalohet Bashkimi Evropian?

Escobar në Kosovë për çështjen e dinarit, a po anashkalohet Bashkimi Evropian?

Çështja e dinarit e sjellë të dërguarin e ShBA-së, Gabriel Escobar në Prishtinë këtë javë, ku pritet të zhvilloj takime me liderët e Qeverisë së Kosovës.

Me ç’rast temë e diskutimit mes krerëve të shtetit dhe Escobarit do të jetë dialogu Kosovë – Serbi.

Escobari e viziton Kosovën në një kohë kur marrëdhëniet e zyrtarëve amerikanë me Qeverinë e Kosovës duken të tensionuara për shkak të çështjes së dinarit serb, të cilin Banka Qendrore e Kosovës e ndaloi përmes një rregulloreje muajin e kaluar.

Muajin e kaluar, Escobari tha se Qeveria e Kosovës nuk po e trajton SHBA-në si partnere, për shkak të mosdëgjimit të kërkesës amerikane për çështjen e dinarit serb.

A po anashkalohet impakti i Bashkimi Evropian në raport me zgjidhjen e çështjes së dinarit serb në Kosovë?

Politologu Fidan Ukaj, potencon se kryesorët për procesin dialogues Kosovë – Serbi, janë Bashkimi Evropian dhe Miroslav Lajçak, ku ndërkohë Escobar vetëm se do t’i ndihmojë procesit të dialogut duke i kërkuar Kosovës dhe Serbisë zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara.

“Gabriel Escobar është i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe normalisht pashmangshëm temat të cilat ndërlidhen me Kosovën do t’i trajtoj si përfaqësues i ShBA-së, por se besimin për me i ndihmu procesit dialogues i është dhënë BE-së dhe Miroslav Lajçak. Escobar vie vetëm me e ndihmu procesin e dialogut dhe po ashtu të parashtrojë kërkesa karshi Kosovës dhe Serbisë, se zbatimi i marrëveshjeve të dakorduara më herët është obligim i marrë më herët”, tha Ukaj për Gazetën Enigma.

Ndërkohë, politologu shprehet skeptik nga takimi Kurti – Escobar, theksoi se “nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjeve në këtë fazë”.

Ukaj potencoi se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Jam skeptik se mund të ketë zbatim të marrëveshjeve në këtë fazë, ku pritet BE të shkoj në zgjedhje e po ashtu edhe ShBA do të kenë zgjedhje. Ekziston mundësia që edhe në Kosovë të kemi zgjedhje të parakohshme”, përfundoi ai për Enigmën.

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do ta zgjidhte çështjen me dinarin.

Escobar, mes tjerash përsëriti se Asociacioni nuk do të ketë fuqi ekzekutive.

“Atëherë ende nuk na kanë dhënë një përgjigje të hapur. Ne inkurajojmë që Kosova të ecë përpara. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të jetë një Republikë Srpska, nuk do të ketë fuqi ekzekutive, që do të krijonte probleme ligjore”, u shpreh Escobar në një bashkëbisedim me gazetarë.

“Është thjeshtë një mundësi për komunat me shumicë serbe që t’i koordinojnë në gjuhën serbe për qytetarët e Kosovës”.

“Ne kemi dëgjuar shumë arsyetime, pse nuk ka hapa përpara. Dinari do të zgjidhej përmes Asociacionit. Duam që Kosova të ecë sa më shpejt përpara”.

/GAZETAENIMGA/

Related Articles