Me skepticizëm po shihet takimi i paraparë të mbahet të mërkurën me 26 qershor në Bruksel, midis kryeministrit Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Gazeta Enigma.
Kështu të paktën shprehen përfaqësues opozitar, dhe njohës të procesit të dialogut të cilët thonë se takimi po mbahet si pasojë e presionit të BE-së, porse nuk do të ketë epilog për marrëveshje finale midis dyja vendeve.
E pas një pauze të gjatë të dialogut në nivel të lartë, mbajtja e këtij takimi është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Nuk pres të ketë rezultate nga takimi”
Analisti Fidan Ukaj, në një prononcim për Gazetën Enigma, thase nuk pret që të ketë ndonjë marrëveshje nga takimi i 26 qershorit në Bruksel.
Ukaj tha se “kërcënimi” i përfaqësuesit Special të BE-së përdialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për një raport ku do vlerësoj progresin e dialogut, ka bërë që palët të dakordohen për një takim.
“Nga takimi i nivelit të lart nuk pres të ketë rezultate, por se përgjigjja pozitive e palëve rreth këtij takimi ka ardhë si pasojë e “kërcënimit” të z. Lajçak se do ti bëjë një vlerësim të procesitdialogues e po ashtu raport për fleksibilitetin e palëve në raportme dialogun e zbatimin e marrëveshjve dhe nga ky raport do tëvendoset edhe qasja e dy vendeve në fondet e BE se, pakoja e fundit 6 miliard për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
Tutje, Ukaj tha se nga takimi “kërkesat do jenë të njëjta e po ashtu edhe akuzat e Serbisë në adresë të Kosovës se nuk po procedon me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
Ukaj vlerson se masat që BE i ka vendosur Kosovës, gjithashtudo jenë një pikë shtyese për të bërë progres në dialog.
“Sa i përket sanksioneve ato lidhen me kërkesat e BE-se ngaakordimi i Bratisllaves ku në raportin e Borell, sipas krejtgjasave është rekomandu heqja e masave por se vendet anëtaretë BE-se do të vendosin mbi mundësin e heqjes së masave ndajKosovës, e me gjasë nuk do të ketë heqje të plotë të masave ndajKosoves, por se do jëne te shkallzume e te pjesshme e me gjasë, nje pjesë e këtyre masave do të përdoren për të shtyrë përparazbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi”, tha Ukaj për Gazetën Enigma.
Njohësi i çështjeve politike, Amir Shabani, tha se në këtë raunf dialogu, në fokus do të jetë zbatimi i marrëveshjesbazë, por si në takimet e kaluara, ai nuk pret se do të ketë progres në këtë fazë.
“Fokusi kryesor i këtij takimi do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj, si dhe rrugëtimi përpara. Takimet e mëparshme nuk rezultuan në ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Qënga sulmi i Banjskës, Perëndimi është përpjekur disa herë tëbindë Kurtin dhe Vuçiqin që të ulen në tryezën e bisedimeve përtë diskutuar hapat për zbatimin e marrëveshjes. Marrëveshja, për të cilën Qeveria ka paralajmëruar se do të diskutohet në këtë mbledhje, është arritur vitin e kaluar, por nuk është nënshkruar. Megjithatë, BE thotë se është ligjërisht e detyrueshme”, tha ai.
“Marrëveshja parasheh një nivel të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje reciproke të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon që Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme të arritura gjatë dialogut. Deri tani, nuk duket një peisazh i arritjes së marrëveshjes dhe nënshkrimit të së njejtës”, përfundoi ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, nuk beson që del “jashtë temave që Kurti ka prodhuar qe dy vite” e që, sipas tij, “janë ‘vetëmenaxhimi’ i serbëve dhe draft-Statuti i Asociacionit”
“Produktet e Kurtit në dialog i kemi pa, vetëmenaxhimi, Ohri, draft-Statutin që e ka në tavolinë dhe nga BN i kërkohet ta dërgojë në kushtetues…Nuk mund të presim që mund të dalëjashtë këtyre temave…Nuk e di agjendën, mirëpo çka vlerësoj është që komplet angazhimi në këtë takim do të jenë në këtotema që Kurti këto 2 vite, vetëmenaxhimi dhe draft-Statuti…Ai e ka prodhuar këtë”, ka thënë Tahiri.
Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin e së mërkurës midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk pret diçka të rëndësishme dhe esenciale nga ky takim.
Konjufca tha se nuk është në rend të ditës për Republikën e Kosovës çështja e Asociacionit, por zbatimi i marrëveshjes bazë nga Serbia.
“Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë marrëveshjen bazike. Kurrfarë Asociacioni nuk është në rend dite për Republikën e Kosovës, njëherë për njëherë”, tha Konjufca.
Rezultatet e takimit të fundit
Herën e fundit, Kurti dhe Vuçiq biseduan për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit më 14 shtator të vitit 2023, por pa ndonjëpërparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore.
Disa ditë më vonë, më 24 shtator, një grup i serbëve sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteriAfrim Bunjaku.
Kosova e akuzoi Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohoipërfshirjën në këtë rast.
Krerët perëndimorë u përpoqën disa herë të bindin Kurtin dheVuçiqin që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojnë hapat për zbatimin e marrëveshjes, por pa rezultat.
Po ashtu, shefat e ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, shkuan disa herë në Brukselpër të diskutuar për tejkalimin e krizave, por as mes tyre s’kishte përparim. /Gazeta Enigma/