Apeli ia vërteton dënimin prej 35 vjetësh burgim të moshuarit që vrau gruan me sëpatë në Prishtinë

Apeli ia vërteton dënimin prej 35 vjetësh burgim të moshuarit që vrau gruan me sëpatë në Prishtinë

Të moshuarit i cili vrau gruan më sëpatë në kryeqytet në nëntor të 2022-tës, i është vërtetuar dënimi prej 35 vjetësh burgim.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i shpallur në prill të këtij viti, u vërtetua sot nga ajo e Apelit.

“Në arsyetim të aktgjykimit Gjykata e Apelit, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtëses nuk qëndrojnë, e as që ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, të cilat kishin për të kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar ngase, dispozitivi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, ka theksuar se është i qartë, i kuptueshëm dhe në harmoni me vetveten, si dhe me arsyet e dhëna në aktgjykim”, shkruan në kumtesë.

Related Articles