Enver Hoxha nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka folur rreth Konventës së dhjetë të kësaj partie, shkruan Gazeta Enigma.
“Qellimi i Konventës është për ta rikthyer PDK-në, në partin e parë në vend”, kështu është shprehur para mediave, Enver Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ai ka thënë se është i sigurt qe PDK do te kthehet fuqishëm sepse, sipas tij, në garë për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit kanë kandidatë shumë të mirë.
Ai ka folur edhe per zgjedhjen e kandidatin e vetëm për kryetar të partisë, Memli Krasniqi.
“Nuk ka garë te vjetër dhe nuk ka garë të re, ka antarë të PDK-së që i bashkohen një vizioni”, ka theksuar Hoxha.
Tutje ai ka treguar se me Krasniqin kanë ardhur në të njëjtën kohë në parti dhe i njejti është i duhuri për kryetar.
Hoxha ka thënë se PDK-ja është vulë që sot Kosova njihet si, sovrane e pavarur dhe demokratike, duke shtuar faktin se e gjithë kjo padyshim është edhe meritë e popullit.
Konventa e dhjetë e PDK-së po vazhdon të mbahet ku kandidat ti vetëm për kryetar të kësaj partie është Memli Krasniqi. /Gazeta Enigma/