Kryeparlamentari Glauk Konjufca do të mbaj sot një mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive politike, raporton Gazeta Enigma.
Mbledhja do të mbahet në ora 12:00 dhe d flitet për organizimin e seancës konstituive më 15 prill.
Seanca e parë udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në sallën e Kuvend.
Të enjten e javës së kaluar, Kuvendi njoftoi për këtë takim, i cili do të mbahet në drekë, një javë para seancës konstituive të Kuvendit.
Një pikë e vetme është në rendin e ditës: “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani.