Tahir Ahmeti, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, ka thënë se institucionet shtetërore të Kroacisë kanë reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme pas aksidentimit të një autobusi me kosovarë në Slavonski Brod.
“Kroacia ka bërë punën siç është më së miri. Institucionet emergjente siç kemi lexuar kanë reaguar mjaftë shpejtë”.
“Në raste të tilla me fatkeqësi duhet të ketë resurse humane të mëdha, tek ne ka mungesë të zjarrfikësve”.
“Në fatkeqësi reagojnë institucionet komunale, drejtoritë e emergjencave. Reaguesit e parë janë policia, pastaj institucionet emergjente shëndetësore dhe zjarrfikësit”.