Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar nga detyra dy zyrtarë policorë, pas dyshimeve se ata kanë keqtrajtuar një qytetar gjatë një arrestimi në Gjilan.
Para dy ditësh u publikuan pamje për rastin dhe publikoi pamje ku shihet dy zyrtarë policorë teksa e arrestojnë një qytetar, ndërsa në video dëgjohen edhe fyerje dhe shfaqet keqtrajtim fizik gjatë ndërhyrjes policore.
IPK bëri të ditur se hetuesit e saj kanë dalë në vendin e ngjarjes në mbrëmjen kur ka ndodhur incidenti, bazuar në kërkesën e prokurorit kujdestar.
Sipas njoftimit, është rekomanduar suspendimi i dy zyrtarëve të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike”.
