Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën për masakrat

Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën për masakrat

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shprehut keqardhje për atë çka ka ndodhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, raporton Gazeta Enigma.

Kështu tha kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu në konferencë për media tha se vendimi për financim të kësaj ekspozitë ka qenë e kryesisë së legjislativit dhe se s’ka pasur asnjë indikacion për pasaktësi.

“Kuvendi nuk është organizatore e asaj ekspozite… Ata që sot linçojnë dhe më akuzojnë nuk ishin në këtë ekspozitë të Kuvendit që e kam organizuar unë më 6 mars për Prekazin”, tha ajo.

Haxhiu theksoi se asnjëherë s’ka pasur përpjekje më serioze për dokumentimin e krimeve të luftës sesa nën qeverinë Kurti. / Gazeta Enigma.

Related Articles