Kosova sot do të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Mëngjesi do të jetë i freskët, me temperatura minimale që do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius.
Gjatë ditës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 20-23 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.
