Babai i Policit të Kosovës, Triumf Riza ka reaguar pas lirimit nga burgu të Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitjen e vrasjes së djalit të tij. Sekiraqës iu zëvendësua masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.
Babai i policit të vrarë të Njësisë Speciale, ka thënë se Sekiraqa është vrasësi Triumfit.
“Jo veç për familjen time por për të gjithë opinionin, për krejt Policinë e Kosovës që po e ban barrën më të rëndë dhe ti jepet një rëndësi ka e madhe një krimineli në krahasim me një ruajtësi të rendit dhe drejtësisë është skandaloze, ai është vrasës i djalit tim.”, ka thënë Shefqet Riza për Dukagjinin, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Mbrojtja e Enver Sekiraqës kërkesën për zëvendësim të masës së paraburgimit e kishte bërë në një seancë që u mbajt me 7 tetor duke lënë si garancë gjashtë prona të familjes.
“Kanë lënë në hipotekë në formë të garancës 6 pasuri të patunshdhme
Në arsyetimin e saj avokatja Kosovare Kelmendi kishte përmendur shëndetin e rënduar babait të Enver Sekiraqës.
“Rikujtoj se për një dekadë të qëndrimit të të tij në paraburgim, saktësisht 9 vite shumë familjarë të tij kanë vdekur. Vazhdimi i pafund i masës së paraburgimit është shkelje flagrante e të drejtës së akuzuarit për një gjykim të drejtë.
Këtë kërkesë e kishte refuzuar prokurori special Haki Geciaj.
“Konsideroj se ankesa e ,brojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë së prezencës së të pandehurit në procedurë është e pabazuar meqë ende ekzistojnë të gjitha bazat ligjore që është caktuar masa e parabugrimit”, tha ai.
Polici Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht të vitit 2007. Për vrasjen e tij është dënuar Arben Berisha si ekzekutor me 35 vjet. Rasti i Sekiraqës ishte kthyer në rigjykim pas ishte dënuar 37 vjet për nxitje të vrasjes. /Gazeta “Enigma”/