Atentati me kallashnikov ndaj D.B., 57 vjeç, rezultoi të jetë fatal në mbrëmjen e sotme në Fier.
Viktima vdiq si pasojë e plagëve të mara në spitalin e Fierit, ka njoftuar Policia e Shtetit.
Autoritetet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po shikojnë zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit. Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.
/Gazeta Enigma/