Flet djali i Haxhi Ahmetit – i vrarë me eksploziv në Gjakovë

Flet djali i Haxhi Ahmetit – i vrarë me eksploziv në Gjakovë

Është ekstraduar nga Shqipëria, i dyshuari për vrasjen me eksploziv të Haxhi Ahmetit, rast ky i ndodhur më 14 tetor të vitit 2018 në fshatin Smolicë të Gjakovës.

Familjarët e viktimës pretendojnë se e dinë se kush dha urdhër për këtë akt.

”Kam qenë në dijeni kur i dyshuari është arrestuar. Tash rasti është në Prokurori të Prizrenit. Gjykimi do të bëhet në Gjakovë. Kam kërkuar që rasti të transferohet në Komunën e Prizrenit sepse që nga fillimi nuk u bë siç është dashur të bëhej”, ka thënë për media gjatë ditës Gani Ahmeti, djali i të ndjerit.

“Nuk kam asgjë kundër prokurorit që ka qenë, dhe për ne si familjarë, edhe Policia e Gjakovës edhe të gjithë e dijnë si na ka ardhë”, ka shtuar ai duke theksuar se “e vërteta e tërë del në shehs vetëm atëherë kur do ët fletë  Dod Gjikolaj, dhe e tregon të vërtetën e vetme. Se qysh e tek e din ai më së miri”.

Ahmeti kishte mbetur i vdekur pas një shpërthimi me eksploziv, që iu kishte montuar në derën e shtëpisë para tri vite.

Të ndjerit dyshohet se eksplozivi iu kishte vendosur te kasaforta e postës tek dyert e oborrit dhe dyshohet të jetë komanduar nga një distancë e madhe.

Atëkohë familjarët e viktimës kishin deklaruar për media se Ahmeti së fundmi nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim për ndonjë problem me ndonjë person.

 

Related Articles