Të paktën 46 persona nga Maqedonia e Veriut mbetën të vdekur pasi një autobus ishte përfshirë nga flakët në një autostrade në perëndim të Bullgarisë, shkruan Gazeta Enigma.
Nga 52 turistë që ndodheshin në autobus shumica shqiptar me nacionalitete të ndryshme kanë gjetur vdekjen 46 prej tyre, ndërsa 7 kanë pësuar lëndime.
E ky aksident u cilësua si më i rëndi në Evropë në dhjetë vitet e fundit, pasi ka mumrin më të lartë të viktimave.
Shkaqet e aksidentit ende janë të pa qarta por dyshohet se bëhet fjalë për mosfunksionim të autobusit apo gabim njerëzor.
Ndërkohë, u raportua se qysh para 15 viteve shoferët e kishin paralajmëruar ministrin e atëhershëm të transportit të Bullgarisë, Petar Mutafciev se rruga ishte e rrezikshme dhe se ishte çështje kohe që të ndodhte aksident i madh.
Arsyjet pse kjo “autostradë” nuk ishte e certifikuar si e tillë ishte se ajo nuk i ploësonte kushtet, kishte seksion të një cilësie shumë të dobët, dyshemeja e dobët dhe parmakë të butë, të ashtuquajturat sytë e maces nuk pasqyrojnin dritën e fenerëve dhe ishte e vështirë të orientohen, sidomos në qoshe. Kthesat kanë një pjerrësi të kundërt dhe mbledhin ujë.
Në anën tjetër, eksperti Bullgar, Vasko Pirgov që punon administrimin e rrugëve, deklaroi se autobusi që u aksidentua tragjikisht ka qenë duke lëvizuar me 100 km në orë.
Ai kishte thënë poashtu se ka arritur në vendin e aksidentit rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe se rruga ka qenë në gjendje perfekte, nga autobusi ka qenë duke rrjedhur nafta, kaldaja ka qenë duke punuar dhe se zjarri ka filluar nga pjesa e përparme.
Kurse, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës, kryekomisioneri Nikolaj Nikolov, kishte thëne se një ndër dyshimet kryesore është se ngjarja mund të ketë ndodhur pas përplasjes së autobusit me pengesat pasi në një hapësirë prej 20-30 metrash mungojnë parmakët të cilat dyshohet se autobusi i ka marrë me vete rreth 100 metra larg, nisur nga gjurmët e frenimit.
Kryekomisioneri nuk kishte komentuar shenjat e rrugëve por theksoi se deri më tani ajo që dihet është se zjarri mund të ketë nisur në tubat ose depozitat e naftës.
“Duket se ka informacione se ka pasur depozita apo tuba të naftës shtesë. Me shumë mundësi bëhet fjalë për një mosfunksionim teknik nëse ka ndodhur para aksidentit. Nëse është nga aksidenti, është krejt normale, duke pasur parasysh mungesën e disa parmakeve, të ketë shkëndija, për pasojë autobusi ka marrë flakë”, tha ai.
Në mesin e viktimave ishin edhe një famile me 12 anëtarë si dhe vajza 27 vjecare e politikanit të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarë.
Nga 46 viktimat ishin edhe 12 të mitur, 2 nga të cilët ishin binjakë.
Ndërsa, Orhan Aliti njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik kishte arritur të shpëtonte 6 persona por jo edhe djalin e tij 23 vjecar.
LEXO EDHE: Flet çifti që i mbijetoi aksidentit të rëndë në Bullgari
Ndryshe, Qeveria maqedonase vendosi flamujt shtetërorë para Qeverisë në gjysmështizë dhe shpalli tre ditë zie shtetërore për aksidentin tragjik në Bullgari.
Kurse, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të mërkurën ditë zie për Kosovën në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Të mërkurën ditë zie e ka shpallur edhe shteti i Bullgarisë./Gazeta Enigma/