Një nga njëmbëdhjetë projektligjet e miratuara në mbledhjen e 47-të, të Qeverisë së Kosovës me propozim të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) u miratua edhe plotësim ndryshimi i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, shkruan Gazeta Enigma.
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që ky proces të shtyhet derisa kryetarët të certifikohen dhe të japin betimin në mënyrë që pastaj të ketë konsultime me kryetarët e Komunave.
“Mund të konstatohet që Komunat e Kosovës në këtë proces të plotësim ndryshimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nuk janë konsultuar dhe nuk është marrë mendimi i tyre. Kjo në fakt është e pakuptimtë dhe e papranueshme, sepse si mund të ndryshosh një ligj që ka të bëjë me pushtetin lokal e nuk konsultohen Komunat e Kosovës”, ka deklaruar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi për Gazetën Enigma.
Ndërkohë, kryetarët e Komunave të premtën në konsultime me Asociacionin e Komunave të Kosovës kanë bërë thirrje institucioneve qendrore që të ulen dhe të diskutojnë me Komunat e Kosovës për plotësim ndryshimin e Ligjeve që prekin interesat e komunave.
Në të njëtën kohë ata kanë ftuar Parlamentin e Republikës së Kosovës që të konsultojë komunat para se ta miratoj ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ligj i cili sipas tyre duhet të zbatohet nga vetë Komunat.
Ndyrshe, Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 47-tën me radhë, në të cilën ka miratuar njëmbëdhjetë projektligje, tri udhëzime administrative dhe vendime të tjera të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore
LEXHO EDHE: Vendimet që mori Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 47-të
Ndërsa, në projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale thuhet se ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisjen lokale përcaktojnë statusin ligjor të komunave, kompetencat dhe parimet e përgjithshme të financave komunale, organizimin dhe funksionimin e organeve komunale, marrëdhëniet ndër komunale duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërkufitar dhe marrëdhëniet mes pushtetit lokal dhe qendror./Gazeta Enigma/