Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje për vaksinim tek qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një fotografie me një shkrim “Vaksinohuni” të cilën e ka postuar në rrjetin sociale Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.
“Vaksinohu.#Bashkëiadalim”, shkruan në fotografinë e postuar nga kryeministri Kurti.
Ndryshe, institucionet shëndetësore po u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19, veçanërisht nga varianti Delta i cili poashtu është përhapur edhe në Kosovë.