Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë nisur drejt vilës shtetërore “Bilana” në Ohër, ku sot do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gazetari i T7, po qëndron në Ohër prej ku ka dërguar foto e video nga momenti kur Borrell e Lajçak janë larguar nga hoteli.
Takimet pritet të nisin nga ora 10:00. Fillimisht do të mbahen takime veç e veç të ndërmjetësuesve me Kurtin e Vuçiqin, e pastaj do të pësojë takimi i përbashkët.