Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Lulzim Basha, lideri i Koalicionit Euroatlantik, ka më shumë se një javë që kanë vazhduar me serinë e mesazheve muzikore drejtuar njëri-tjetrit duke përdorur këngët e reperit të njohur kosovar, Unikkatil, shkruan Gazeta “Enigma”.
Indiferent ndaj këtij komunikimi nuk qëndroi as ish-kryeministri, Sali Berisha i cili u përfshi së fundmi, në të njëjtën formë.
Ky lloj komunikimi mes tyre ka marrë vëmendje të madhe nga opinion publik.
Lidhur me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Studime Evropiane dhe Globale, Jeton Halimi, i cili themson se komunikimi i ditëve të fundit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është i një niveli shumë të ulët.
“Komunikimet në distancë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës përmes Facebook-ut janë në një niveli shumë të ulët. Aq më tepër, të dy janë figura publike dhe vendimmarrës politikë, prandaj një sjellje e tillë nuk i shërben shoqërisë dhe opinionit të gjerë në Tiranë, në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqipfolëse”, tha ai.
Tutje ai ka theksuar se gjuha e përdorur në këto video nuk është e duhura për pozicionin e tyre, sidomos për kryeministrin Edi Rama.
“Pavarësisht polarizimeve dhe inateve mes tyre, nuk duhet të sillen në këtë mënyrë. Gjuha dhe fjalët që përdorin nuk janë të denja për pozicionin e tyre, sidomos për kryeministrin Edi Rama, i cili, në radhë të parë si qytetar dhe pastaj si politikan, lë shumë për të dëshiruar”, tha Halimi për “Enigmën”.
Tutje ai ka shtuar se “si profesionist, më vjen keq kur i shoh në ekranet televizive apo në portale duke komunikuar në këtë formë. Shpresoj që të mos shohim më kurrë të tilla sjellje”.
“Sjellja e tyre është një degradim i rëndë dhe aspak meritorë për pozitat që mbajnë”
Sipas Halimi thekson se duhet të kenë më shumë kujdes me sjelljet e tyre pavarësisht pushtetit që gëzojnë falë taksapaguesve.
“Një pjesë e madhe e politikanëve të Ballkanit Perëndimor thuajse e kanë të njëjtin nivel, dhe për këtë arsye opinioni i gjerë nuk i ka aspak për t’u pasur zili, pavarësisht përfitimeve që gëzojnë nga pushteti. Duhet të kemi parasysh se të gjitha këto privilegje i kanë falë taksapaguesve, qytetarëve të shtetit të tyre”, ka deklaruar ai.
Halimi tutje ka ftuar popullin shqiptarë që këto veprime ti ndëshkojnë përmes votës.
“Opinioni i gjerë duhet të mësojë nga këto sjellje dhe të mos i marrë si model për të mirë. Së shpejti, në mbarë territorin e Shqipërisë do të ketë zgjedhje, ndaj u bëj thirrje qytetarëve dhe vëllezërve tanë që t’i ndëshkojnë me votë këta individë. Ata nuk mund të quhen politikanë dhe nuk e meritojnë një tjetër mundësi për të qenë pjesë e pushtetit”.
“Nuk duhet t’u japim më asnjë shans që t’i shohim në ekranet televizive apo të përfitojnë nga privilegjet që u jep pushteti dhe ligji”, ka përfunduar Halimi./Gazeta Enigma/