Dhjetë pacientë me COVID nga Shqipëria po trajtohen në ShSKUK

Dhjetë pacientë me COVID nga Shqipëria po trajtohen në ShSKUK

Shërbimi spitalor klinik Universitar ka publikuar raportin për pacientët me COVID që po trajtohen nëpër spitale të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Dhjetë pacientë nga Shqipëria të infektuar me COVID po marrin trajtim shëndetësor në kuadër të ShSKUK, pesë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe 5 të tjerë në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.

Ndërsa, në klinikat COVID, QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë 52 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore. /Gazeta Enigma/.

Related Articles