I riu nga Mitrovica, Ermal Delija, ka ndrruar jetë të shtunën, shkruan Gazeta Enigma.
Ermali ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh ku i ishin shkaktuar lëndime të mëdha, për çka mbeti disa javë në komë.
Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.
Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.
Ai humbi jetën të shtunën, disa javë pas incidentit, raporton Jepi Zë, përcjell Gazeta Enigma.