Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, njoftoi të martën se pas dy grupeve të mëparshëm që erdhën në Kosovë, së shpejti priten të vinë edhe 139 qytetarë afgan, raporton Gazeta “Enigma”.
“Pas kërkesës zyrtare të SHBA-ve dhe NATO-s për strehim të shtetasve afganë, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’iu ofroj strehim dhe mbrojtje të përkohshme. Ne kemi mbërritjen e dy grupeve të shtetasve afganë, i fundit ka qenë mbrëmë pas mesnate ku 113 shtetas afgan bashkëpunëtor të NATO-s së bashku me familjarë të tyre kanë ardhur janë proceduar sipas ligjeve të Kosovës dhe janë akomoduar në ish kampin e Bechtel Enkas në afërsi të Ferizajt”, ka thënë ai në një konferencë për media.
Sfeçla sqaroi se afganët do të rrinë me qëndrim të përkohshëm, që sipas ligjit nënkupton jo më shumë se një vit.
“Mos të harrojmë se ata do të rrinë në Kosovë për një kohë të shkurtë në Kosovë por meqë gjendje është emergjente dhe ka pasur nevojë për strehim të përkohshëm. Fatmirësisht ata të gjithë janë kontrolluar dhe janë negative me Covid-19 dhe sëmundje të tjera”, u shpreh ai.
Ai ka njoftuar se sot do të realizohet edhe një fluturim tjetër ku do të arrijnë edhe 131 shtetas të tjerë nga Afganistani.
“Sot pritet të kemi një fluturim të ri, 131 shtetas afganë prapë bashkëpunëtor të NATO-së, dhe të cilët sikurse edhe në dy rastet e mëhershme do të procedohen bazuar në vendimet dhe ligjet e Kosovës dhe do të vendosen për strehim në këtë kamp. Vendimet e qeverisë flasin për strehim të përkohshëm të këtyre shtetasve afganë”, u shpreh ministri Sveçla
Tutje ai tha se shteti i Kosovës ofron mbështetje të plotë për qytetarët afgan derisa gjenden brenda territorit të Kosovës./Gazeta Enigma.