Haliti i PDK-së për Gazetën Enigma: Nuk e kam ngarkuar, e as nuk e kam shkarkuar bordin e AKP-së

Haliti i PDK-së për Gazetën Enigma: Nuk e kam ngarkuar, e as nuk e kam shkarkuar bordin e AKP-së

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar raportin vjetor të punës së Agjencinë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020, derisa 65 deputetë kanë votuar për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie, 2 kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Gazeta Enigma.

Shkarkimin e bordit të AKP-së për Gazetën Enigma e ka komentuar edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

“As nuk e kam shkarkuar, e as nuk e kam ngarkuar këtë bord”, tha shkurt Haliti për Gazetën Enigma.

Ndryshe, në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryesuesi i bordit të AKP-së, Bajram Zejnullahu, i cili tha se gjatë kohës kur ai e ka udhëhequr bordin e kësaj agjensie nuk ka pasur asnjë skandal që të etiketohen si ‘hajna, ashtu siç i quajti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk kam koment, as unë e as familja ime nuk jemi etiketuar si hajna. Nuk di a ka argumente që na argumenton ai (kryeministri Kurti) si hajna. Për sa vite jam aty, nuk kemi pasur asnjë skandal të vetmit. Unë e kuptoj shumë mirë, politikisht të shkarkon dhe jemi në rregull. Por, në këtë formë me etiketime, nuk e kuptoj”, tha Zejnullahu.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles