Ideja e një mekanizmi i cili do të monitoronte punën e Gjykatës Speciale ngritur si temë diskutimi nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, qysh në vitin 2022. E njëjta është përmendur sërish nga Haxhiu, para disa javëve në prag të fushatës zgjedhore, shkruan Gazeta “Enigma”.
Haxhiu pati theksuar që Kosova duhet ta ketë një instance e cila vlerëson objektivisht punën e Gjykatës Speciale në aspektin e të drejtave të njeriut, por thoshte se këtë mund ta bëjë vetëm Kuvendi ose Avokati i Popullit.
“Mendoj që kur ka mungesë të mbikëqyrjeve nga institucionet natyrisht që pastaj është e pranishme, edhe shkelja e të drejtave të njeriut, edhe shkeljet e tjera, dhe një rast të tillë nuk e kemi parë askund ku kemi një institucion që nuk i jep llogari askujt… Gjykata Speciale nuk raporton as në KGJK dhe as në KPK dhenë asnjë instancë tjetër, prandaj është tepër e rëndësishme që ta kemi një instancë që vlerëson objektivisht në raport me pretendimet e personave që po mbahen në paraburgim dhemendoj që kjo do t’i ndihmonte Republikës së Kosovës për të parë në qoftëse ka shkelje të të drejtave të njeriut”, kishte deklaruar Haxhiu.
Tutje ajo pati shtuar se “Si MD nuk mund të kemi kompetenca për këtë, si MD çfarëdo që Kuvendi ka kërkuar prej nesh ne e kemi bërë. Ne e kemi divizionin për mbështetje financiare, ne i kemi kryer obligimet mirëpo Kuvendi i Kosovës si instancë që e ka votuar këtë institucion mund të adresojë një gjë të tillë”, u shpreh tutje ajo.
Atë kohë nga Gjykata Speciale, thuhej se një mekanizim i tillë nuk është i nevojshëm.
“Gjykata Speciale është gjykatë ligjore dhe funksionon me mandatin e pajtuar në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës e mbështetur nga korniza ligjore në Kushtetutën e Kosovës.”, thuhej në një përgjigje me shkrim të Gjykatës Speciale.
Prandaj, “Korniza ligjore e Gjykatës mundëson liri dhe të drejtafondamentale sipas Kushtetutës dhe Gjykata aplikon standardendërkombëtare të të drejtave të njeriut që janë në vijë me vendimet e Gjykatë Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.
“Si në çdo sistem të drejtësisë i bazuar në ligj, kjo kornizëligjore mundëson pavarësi të gjyqtarëve, të cilët nuk janë tëkontrolluar apo të influencuar nga çfarëdo autoriteti ekzekutiv, apo legjislativ”, thuhej tutje.
Gjykata Speciale është akuzuar se po e zvarrit gjykimin ndaj ish-krerëve të luftës, duke ngritur aktakuza të reja.
Tani, një muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të 9 shkurtit, Haxhiu e ka riaktualizuar këtë çështje.
Ajo thotë se patjetër vendi ynë duhet ta krijojë një mekanizëm mbikëqyrës ndërkombëtarë apo vendor për Dhomat e Specializuara, veçanërisht në aspektin e të drejtave të personave të akuzuar.
“Është e rëndësishme që të ketë një mekanizëm që mbikëqyrë të paktën të drejtat e personave që po akuzohen, anshmërinë e gjykatës dhe rrethanat e tjera që lidhen me punën e gjykatës. Mendoj se institucionet, të cilat nuk kanë mbikëqyrje nga askush, janë problem. Është e paprecedent mënyra se si është themeluar, është e paprecedent mënyra se si nuk i jep llogari askujt”, ka thënë ajo.
Profesori i çështjeve juridike, ka thënë se duhet shikuar nëse një mekanizëm i tillë mund të krijohet, e jo vetëm të deklarohet diçka e tillë.
“Gjykata Speciale sillet si e pavarur, sepse gjithë mekanzimat i ka prej Gjykatës Kushtetuese.. Ajo është dashur së pari të bëjë një propozim të tillë në Kuvend, sepse deklaratat nuk bëjnë asgjë. Pastaj duhet të shihet se a ka bazë ligjore të ketë një mekanizëm ekstra”, tha Baraliu.
Tutje, ai tha se është jashtë bazës ligjore të krijosh diçka të tillë.
“Para se ta bënte një deklaratë të tillë, sa për të thënë, duhet të kishte një propozim konkret, të elaboruar mirë me baz ëkushtetuese, e pastaj të krijohet një mekanizëm. Gjitha mekanizmat që janë për monitorim, janë shfrytëzuar atje(në Gjykatën Speciale në Hagë). Nuk mundesh të kesh diçka mbiGjykatën Kushtetuese, Supreme. Është jashtë bazës ligjore tëkrijosh diçka të tillë. Nuk e di se si e kanë menduar një gjë të tillë. Së pari duhet të elaborohet mirë, pastaj të dërgohet në Kuvend”, ka thënë ai për Gazetën Enigma.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se Gjykata Speciale i ka organet monitoruese të vetat, teksa deklaratat e Haxhiut i ka quajtur “deklarata koti”
“Te akuzuarit kanë të drejtë për avokat, Prokuroria e ka kontrollin e Gjykatës, Gjykata për ankimim e ka ombus-personin e vet. Të luhet me fjalë për vota, është e lehtë, por me realizu diçka të tillë, nuk besoj që mundet me e bërë. Nuk ështëe nevojshme me bë deklarata koti, kur nuk ka mundësi me realizu asgjë”, ka thënë ai për Enigmën.
Kurse deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se “dihet çasja reale e Qeverisë ndaj krerëve të luftës, e cila nuk ka pasur interesim që t’i ndihmojë krerët e luftës nëgjykim”.
“Për katër vjet, nuk është bërë asgjë dhe s’ka pasur fare interesim. Kosova nuk ka garantuar fare që krerët e UÇK-së të mbrohen në liri. Ne e kemi parë çasjen e kësaj Qeverie karshi Gjykatës dhe liderëvë të luftës, nuk kanë pasur interesim, bile-bile edhe janë munduar ta ndalin buxhetin për mbrojtjen e tyre, por ndoshta janë të interesuar t’i ndihmojnë Gjykatës Speciale që sa më gjatë t’i mbajnë ata aty”, tha ajo.
Ajo tha se në kohë fushate po bëhen deklarata të tilla, për të fituar elektorat.
“E tash për shkak se kanë dalur deklaratat që ata s’i kanëpërkrahur ata, e tash në kohë fushate po bëjnë deklarime të tilla, për të fituar elektorat. Unë kisha dashtë të jetë vërtetë e realizueshme kjo, por e gjitha po bëhet për elektorat”.
Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kanë kërkuar vazhdimisht krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës për Dhomat e Specializuara, teksa shtoi se për shkeljet në Hagë është në dijeni edhe ministrja Haxhiu.
“Ne si OVL UÇK kemi kërkuar vazhdimisht nga institucionet e Kosovës që ta krijojnë një mekanizëm mbikqyrës për Dhomat e Specializuara, sepse i kemi parë shkeljet e vazhdueshme që po u bëhen bashkëluftëtarëve të paraburgosur në Hagë, por asnjëherë nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Se çfarë shkeljesh u janë bërë e iu bëhen atyre, është shumë mirë e njoftuar Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, sepse edhe vet ka qenë në vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, por edhe ka pasurdisa herë takime me kryetaren e DHSK-së znj. Ekaterina Trendafilova”, tha ai.
Klinaku tha se deklaratat e Nasim Haradinaj bëmë që Minstrja Haxhiu ta riaktualizoj këtë temë.
“Fakti që doli edhe ish-nënkryetari Nasim Haradinaj në media, dhe tregoj për shkeljet e rënda që u janë bërë e iu bëhen të paraburgosurve në Hagë, e bëri që të reagoj Ministrja Haxhiu”.
Klinaku tha se deklarata e Haxhiut është bërë në mënyrë dëshirore, e jo se do ta bëjë realisht atë.
“Ajo paska thënë tash se vendi ynë duhet ta krijojë njëmekanizëm mbikqyrës ndërkombëtar apo vendor për Dhomat e Specializuara, veçanërisht në aspektin e të drejtave të personave të akuzuar, pra ka thënë duhet e që është dëshirore, sepse nuk e ka thënë se vendi ynë do ta krijojë atë mekanizëm mbikqyrës”, shtoi ai.
Ai tha se minstrja Haxhiu duhet të marrë hapa konkret në këtë drejtim.
“Ministrja Haxhiu, duhet të marrë hapa më konkret përmbrojtjen e të akuzuarve, duke përfshirë rritjen e financimeve për avokatët mbrojtës. Ndërsa, sa i përket transparencës, qasjanë dokumentet zyrtare garantohet nga legjislacioni i Kosovës, prandaj duhet të sigurohet që kjo të realizohet pa e dëmtuar mbrojtjen ligjore të të akuzuarve”, përfundoi ai. /Gazeta Enigma/