Ministri i Financave, Hekuran Murati, ishte përfolur për kandidat potencial për të parin e Ferizajt.
Siç merr vesh Gazeta Metro, ministri në Qeverinë Kurti, Hekuran Muarati nuk do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Frizajt edhe pse ishte përfolur si kandidat potencial.
Burimet e Gazetës Metro brenda Lëvizjes Vetëvendosje, mësojnë se kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Murati të mbetet në kabinetin e tij qeverisës, pasi e sheh si të domosdoshëm në planprogramin e tij qeverisës.
Duhet theksuar se zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shpallur ende asnjë kandidaturë zyrtare për këto zgjedhje.