Hendbollistja Dafina Mustafa që la Zvicrën për t’iu bashkuar Kosovës: Jam krenare dhe shumë e lumtur që jam këtu

Hendbollistja Dafina Mustafa që la Zvicrën për t’iu bashkuar Kosovës: Jam krenare dhe shumë e lumtur që jam këtu

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll të enjten do t’i nisë kualifikimet për Euro 203 ndaj Danimarkës, nën udhëheqjen e trajnerit Agron Shabani.

Te Kosova për këto dy ndeshje janë ftuar ti super talentet Arlinda Dinarica, Dafina Mustafa dhe Aurora Kryeziu.

Hendbollistja Dafina Mustafa e cila luan për skuadrën e njohur zviceriane LC Bruhl në një intervistë për Gazetën Enigma, ka treguar se kur ka nisur të merret me hendboll, qysh e ka perjetu thirrjen nga Kombëtarja e Kosovës dhe a e ka përkrahjen e familjes për ta përfaqësuar Kosovën.

Dafina Mustafa e cila jeton në Zvicër, në qytetin e St. Gallen, vjen nga Gjilani, ajo ka zbuluar për Gazetën Enigma se me hendboll ka nisur të merret në moshën 9-vjeçare.

Me hendboll ia kam nisur qysh e vogël në moshën 9 vjeçare, aktualisht luaj për ekipin e LC Bruhl Handball në Zvicër në qytetin e St. Gallen”, tregon ajo për Enigmën.

Mustafa tregon se prej moshës 18-vjeçare e ka marrë seriozisht hendbollin dhe duke e parë talentin e saj është inkuadruar në ekipin e parë të skuadrës.

Deri në U18 nuk kam menduar se do të kaloj në nivele profesionale, por prej ekipit U18 kam kaluar në nivel profesional duke e shfaqur edhe talentin tim që e kam. Pas përformancave të mira që i kam zhvilluar me gjeneratat e reja jam promovuar në ekipin e parë. Në Ekipin e parë kam shfaqur paraqitje të mira dhe jam bërë lojtare profesionale”, tregon ajo.

Gjilanasja është e emocionuar që do ta përfaqësoj Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Ajo thotë se ndjehet krenare që do ta përfaqësoj vendin e saj pavarësisht se ka lindur e është rritur në Zvicër.

Kosova është vendlindja ime dhe nuk ka ndjenjë më të mirë se me prezentu e me lujt për vendin tënd. Për mua është një hap shumë i madh në karrierën time që të marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës në hendboll dhe jam krenare dhe shumë e lumtur që jam këtu. Familja ime janë gëzuar shumë kur e kanë kuptuar se kam marrë ftesë nga Kosova dhe më mbështesin në maksimum”, shprehet ajo e emocionuar.

Mustafa thotë se pavarësisht kundërshtarit të vështirë që e kanë në të dy ndeshjet ndaj Danimarkës, nuk kanë frikë nga kjo komëbtare dhe do të mundohen ta luajnë lojën e tyre. Ajo thotë se do të hyjnë në palestër me fitu dhe do to japin 100 % nga vetja.

“Përballjet ndaj Danimarkës janë të vështira, pasi kemi me u përballë me një kombëtare shumë të fortë, kombëtare e cila në vitin e kaluar kanë luajtur në finale të Evropianit, por ne jemi Kosova dhe do të provojmë të luajmë lojën tonë. Ne do të hyjmë në palestër me fitu edhe do ta japim 100 % nga vetja. Të shtunën i ftoj të gjithë përkrahësit që të na përkrahin në palestër”, – vlerëson Dafina Mustafa. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles