Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova po dështon ta kundër godasë Rusinë përkundër të gjitha deklaratave sulmuese të fundit të bërë ndaj kësaj të fundit ndaj Kosovës.
Sipas tij, Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan, ku vetëm gjatë javës së kaluar tri herë Kosova u godit direkt.
“Në fillim të javës Putini akuzoi NATO-n për bombardimin e Serbisë. Por, mori përgjigje nga Kancelari Scholz i cili i tha se NATO ndali gjenocidin serb në Kosovë! Në fund të javës së kaluar, Lavrovi, akuzoi Shqipërinë dhe Kosovën që po rekrutojnë mercenarë për luftën në Ukrainë! Në fund, edhe një eurodeputete franceze pro ruse gënjeu gjithashtu diçka edhe kundër Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj. /Gazeta Enigma/.