Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se personat që kanë kokëdhimbje, kollitke, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi e humbje të shijes, duhet të testohen për COVID-19, shkruan Gazeta Express.
Nga IKSHPK kanë bërë thirrje që të qytetarët të respektojnë masat e vendosura kundër virusit COVID-19, si dhe të vaksinohen.
“Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.