Dy ish-luftëtarë të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj, që po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë, janë infektuar me coronavirus në qendrën e paraburgimit.
“Së paku dy nga ta kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit. Derisa pritet të analizohen edhe mostrat tjera nëse janë të prekur edhe personat e tjerë që po mbahen në qendrat e paraburgimit të Hagë”, njoftojnë burime të RTV Dukagjinit.
Këto informacione i dha drejtuesi i “Debat Plus” Ermal Panduri.
Ai shtoi se pikërisht këto infektime kanë ndikuar edhe te vizitat e familjarëve, të cilët nuk janë lejuar t’i takojnë ish luftëtarët e UÇK-së.
Në pritje të gjykimit në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. /Gazeta Enigma/.