Temperaturat e larta kanë rritur edhe rrezikshmërinë nga konsumi i produkteve të ndryshme që janë më të mdieshme gjatë ditëve të verës, shkruan Gazeta “Enigma”.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, në një intervistë për Gazetën “Enigma” ka dhënë detaje se nga cilat produkte duke të kemi kujdes të shtuar në këto ditë ku po mbizotërojnë temperature shumë të larta.
Tutje ai ka njoftuar se vazhdimisht kryhen kontrolle tek operatorët e bizneseve ushqimore.
“Produktet nga importi kontrollohen në kufijë, çdo ngarkesë para se të zhdoganohet ajo i nënshtrohet procesit inspektues të inspektorit kompetent të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë”, ka deklaruar Thaçi.
“Nuk kemi inspektorë të mjaftueshëm, në vazhdimësi kemi paraqit nevojat për shtim të numrit të tyre”, ka theksuar ai.
Nga cilat produkte duhet të kemi më shumë kujdes gjatë temperaturave të larta?
“Secili produkt ushqimorë i cili kërkon kushte specifike të ruajtjes, e ka të deklaruar temperaturën ruajtëse në etiketim. Ne gjatë kontrolleve zyrtare në sezonin e verës i kushtojmë rendësi në mbikëqyrje temperaturave ruajtëse të produkteve qe janë të ndjeshme në temperatura të larta”, ka deklaruar ai.
Tutje Thaçi ka shtuar se “edhe vetë konsumatori në kohen kur e blen një produkte duhet të shikoj kushtet e ruajtjes dhe tu përmbahet atyre gjatë tërë kohës derisa e konsumon produktin”.
Sipas tij “produkte të ndjeshme ndaj temperaturave të larta përveç produkteve me prejardhje shtazore, janë edhe produktet tjera të cilat e kanë të specifikuar ruajtjen ne dekleracion. Vetë jetëgjatësia e produktit është e lidhur me kushtet e ruajtjes”.
A kryen AUV-i vazhdimisht kontrolle nëpër biznese?
“Frekuenca e kontrolleve zyrtare tek operatoret e biznesit ushqimor, ushtrohet bazuar ne Planin nacional të kontrolleve dhe mostrimit. Plane këto të hartuara bazuar ne vlerësim të rrezikut. Ka edhe inspektime jashtë planit, ato me ankesa të konsumatorve apo raportime të mekanizmave tjerë shtetëror”, ka theksuar Tahçi.
“Fusha e kontrollit ushqimore ne vetvete është komplekse, nuk mund ti përcaktojmë tre problematika. Në secilën situatë kur një produkt është duke u tregtuar në kundërshtim me rregullat ligjore, largohet nga tregu”, tha ai.
Sipas tij “gjithmonë produktet të cilat janë në treg nënkupton se janë të kontrolluara, prodhohen nga biznese ushqimore qe janë nën mbikëqyrjen e autoritetit”.
“Produktet nga importi kontrollohen në kufijë, çdo ngarkesë para se të zhdoganohet ajo i nënshtrohet procesit inspektues të inspektorit kompetent të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë”.
A ka AUV-i mjaftueshëm inspektorë?
“Nuk kemi inspektorë të mjaftueshëm, në vazhdimësi kemi paraqit nevojat për shtim të numrit të tyre”, ka theksuar zëdhënësi i AUV-it.
Çka ndodh kur ekipi inspektues vlerëson se operatori ekonomik nuk i plotëson kushtet minimale për të operuar për veprimtarinë, të cilën është duke e ushtruar?
“Nëse në operatorë ekonomik nuk i plotëson kushtet minimale për ushtrim të veprimtarisë sipas specifikave dhe kritereve ligjore. Operatorit i ndalet puna, mbyllet përkohësisht deri ne plotësim të kushteve ligjore”, tha Thaçi për “Enigmën”.
“Masat dhe veprimet gjithmonë janë ne diskrecion të ekipit inspektues i cili është trupë e pavarur në vlerësim”, ka theksuar ai. /Gazeta Enigma/