Paga të ulëta e me standart të lartë jetese, një popull me numër të vogël të banorëve, tash e sa vite ka të njejtin shqetësim; Menaxhimin e “jetës së shtrenjtë”, shkruan Gazeta “Enigma”.
Bëhet fjalë për Kosovën, një vend në Jug-Lindje të Evropës, e cila edhe pas 21 vite nga mbarimi luftës, problem kryesorë ka mosvlersimin adekuat të puntorëve në sektorin privat.
Kjo është vetëm njëra nga gjërat që Kosova, dallon nga vende tjera të evropës.
Edhe pse me ligj në Kosovë, rroga mesatare sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës( ASK) nuk duhet të jetë më pak se 380€, për shumicën e popullit, t`a kenë ketë shumë, llogaritet lluks.
Lidhur me këtë çështje, për Gazetën “Enigma” është deklaruar njohës i ekonomisë, Haki Shatri, i cili pagat në sektorin privat në Kosovë, i ka cilësuar si një probleme mjaftë shqetësues duke theksuar se në Kosovë vazhdimisht ka kërkesa për punë dhe sipas tij kjo është njëra nga arsyet se pse pagat në sektorin privat janë të ulëta.
“Tek ne është ekonomia e tregut të lirë. Do të thotë se sipërrmarrësit kanë kërkesa shumë për punë dhe normalisht që pagat i mbajnë të ulëta për faktin se gjejnë njerëz të tjerë që presin të hynë në ato vende pune dhe për këtë arsye, nuk i paguajnë aq sa do te ishte tamam çmimi për kontributin që ata e japin por i mbajnë nën ato çmime”, ka thënë ai.
Kohë pandemie, paga të vogla e çmime të larta, si ka ndikuar COVID-19 në Kosovë
Shatri ka komentuar edhe kohën pandemike në Kosovë që sipas tij, shumë nga punëofruesit e kanë shfrytëzuar për fitim personal, por gjë kjo e cila e ka dëmtuar palën tjetër.
“Mendoj që e kanë shfrytëzu pandeminë si rrethanë, gjoja se janë në kushte të këqija duke operuar, dhe se nuk kanë mundësi ti rrisin pagat, si arsyetim se nuk kanë pasur të hyra. E kjo është vetëm një arsyetim, sepse nuk është korrekte që punonjësit në sektori privat, t`i shfrytëzojnë klasën puntore në këtë mënyrë”, ka potencuar ai.
“Rrethanat e këqija ekonomike përfundojnë në kurriz të punëtorit dhe tek të varfërit”
Shatri është deklaruar edhe për ngritjen e çmimeve të produkteve duke e krahasuar këtë, me nivelin e pagave, që sipas tij është vetëm një shfrytëzim që po i bëhet fuqisë puntore.
“Padyshim që e kanë shfrytëzu momentin për ti rritur çmimet e produkteve, por nuk kanë rritur pagat për puntorë, në këtë mënyrë, ndryshimi mes kostos dhe fitimit është bukur i madh. Do të thotë, fitimi rritet dhe këtë pjesë nuk e ndajnë me fuqin puntore. Rrethanat e këqija ekonomike përfundojnë në kurriz të punëtorit dhe tek të varfërit”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, tek sektori publik vërehet një rritje më e theksuar e pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitet paraprake, e cila ka ardhur për arsye të përfitimit të shtesave në sektorët specifikë.
Në vitin 2020, paga mesatare bruto në Kosove ishin 466 Euro, derisa në vitin 2019 ishin 477 Euro. Pra, kishte një rënie prej 11 Eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 2020 ishte 416 Euro, krahasuar me vitin 2019 e cila ishte 430 Euro. Pra, një rënie prej 14 Eurosh.
Ndërsa, paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020 ishte 380 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 Euro. Pra, kishte një rënie prej 31 Eurosh.Ndërsa, paga mesatare neto për vitin 2020 ishte 342 Euro, krahasuar me vitin 2019 që ishte 372 Euro. Pra, një rënie prej 30 Eurosh./Gazeta “Enigma”/