Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë viteve 1998-1999 dhuna seksuale në Kosovë është përdorur si mjet lufte nga Serbia, raporton Gazeta “Enigma”.
Kurti në Klan Arena është shprehur se duhet adresohen krimet e luftës dhe dhunimet seksuale.
“Në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte nga Serbia, që ka lënë pasoja të thella e të gjera, tek individi, familja, shoqëria dhe mbarë populli. Andaj, na përket të gjithëve adresimi i këtyre krimeve të luftës që të mund ndërprejmë efektin shkatërrues të kësaj armë”, ka thënë Kurti.
Ndër tjera, Kurti është shprehur se “Republika e Kosovës qëndron në krahë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, e përkushtuar për mbështetje institucionale për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë”. /Gazeta Enigma/