Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar Gjermaninë për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Kurti ka shkruar në Twitter se votimi për njohjen e patentë shoferëve shfaq besimin në autoritetet e Kosovës nga ana e shtetit gjerman.
“Lajme të mirë për qytetarët tanë në Gjermani. Sot Këshilli Federal Gjerman ka votuar pro njohjes së patent shoferëve të Kosovës, duke shfaqur besimin e plotë në autoritetet kompetente të Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Good news for our citizens in ????????! Today the German Federal Council voted in favor of the recognition of Kosovar drivers licenses, showing its full trust in the competent ???????? authority. Herzlichen Dank!— Albin Kurti (@albinkurti) February 11, 2022
Gjermania ka vendosur sot që t’i njohë patentë-shoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se Kosovës s’i mungoi asnjë votë.
“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 lëndëve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti