Kusari – Lila: Deputetët e PDK-së, ofenduan e shanë rëndë gratë deputete të VV-së

Kusari – Lila: Deputetët e PDK-së, ofenduan e shanë rëndë gratë deputete të VV-së


Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari – Lila, është deklaruar pas ndodhive të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e akuzuar PDK-në, se provokoi situatën e sotme, duke i fyer gratë deputete të VV-së, raporton Gazeta “Enigma”.


“Seanca e sotme ka filluar me tension, me ofendimet dhe fyerjet që filluan t’i bëhen ministres Gërvalla, e deri te fjalët ofenduese nga vendi i deputetëve të PDK-së. Media, ju keni qenë në sallë, mund t’i nxjerrni pamjet dhe zërimin e deputetëve të PDK-së, që i kanë bërë në veçanti pastaj me eskalimin e gjuhës së deputetit Ardian Kastrati, Memli Krasniqi dhe vet Shefit të Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri. Qasja që sot synohet të ndërrohet e vërteta, ajo që ka ndodhur në vitin 2015, kush e promovoi, kush e votoi dhe kush e instaloi Gjykatën Speciale dhe si sot perceptohet dhe deklarohen të njëjtit është për keqardhje”, tha ajo.

LEXO EDHE: PDK kërkon shkarkimin e kryediplomatës Gërvalla, e krahason atë me “kasapin e Ballkanit”

Po ashtu, ajo drejtoi akuza edhe kundrejt deputetit Memli Krasniqi, i cili sipas saj përdori një gjuhë denigruese kundrejt deputeteve e ministres Gërvalla. “Me keqardhje po them nuk mund t’i them para jush fjalët që Memli Krasniqi i ka drejtuar në drejtim të deputetëve tanë, nuk ma lejon kultura por nuk janë fjalë që duhet të thuhen publikisht, ai ka treguar se absolutisht nuk e ka as nivelin minimal me fjalët që i ka drejtuar në veçanti ndaj grave të deputeteve të VV-së. Fjalët e tij janë të pa dëgjuara në Kuvendin e Kosovës”, tha tutje Kusari Lila. / Gazeta Enigma.

Related Articles