Një kosovar i kërkuar nga shteti i Austrisë është arrestuar të hënën në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për një 40-vjeçar, i cili ishte në listën e personave me urdhëresë ndërkombëtare.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u kap është Hamit Zeka, i cili u ndalua në orët e mesditës, kur pas verifikimit rezultoi se urdhëresa ndaj tij është ende aktive dhe i njëjti kërkohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Pas arrestimit, 40-vjeçari është dërguar në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje për 48 orë.
Ndërkohë, së shpejti pritet të mbahet seanca, ku ndaj tij mund të caktohet paraburgimi prej 40 ditësh, masës kjo e sigurisë e domosdoshme për sigurimin e prezencën së të kërkuarit dhe zhvillimit të procedurës së ekstradimit.